Prishtina në festë për Shqipëri–Serbi: Ekran gjigand në sheshin “Zahir Pajaziti” për emocionin kuqezi!
Kryeqyteti i Kosovës po përgatitet për një mbrëmje të veçantë! Nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Përparim Rama, nesër në zemër të qytetit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të vendoset një ekran i madh për të ndjekur së bashku emocionet e ndeshjes Shqipëri – Serbi.
Atmosferë festive, dashni për Kosovën dhe Shqipërinë, dhe një thirrje për të gjithë qytetarët: Hajde me shokë, me familje, me krenari dhe flamur – sepse nuk jemi vetëm tifozë, por jemi ZEMRA e Shqipnisë!
📍 Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” – Prishtinë
📅 Koha: Nesër, gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi
🎊 Atmosferë e ndezur, ekran gjigand, muzikë, dhe dashuri kombëtare!
#ShqipëriSerbi #PrishtinaKuqezi #ZemraeShqipnisë
Prev Post
Kosova vazhdon me fitore
