1168 gjoba për një javë në rajon të Gjilanit

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka shqiptuar 1168 gjoba për një javë.

“Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 05.04.2024 – 11.04.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna”, njofton policia.

Nga këto raste janë tetë shqiptime të masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike, dhjetë tërheqje të motoçikletave nga trafiku, hetim të pesëmbëdhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale dhe hetim të njëzetë aksidenteve të trafikut me të lënduar. /Kosova.info/

Go to TOP