100 euro metri i druve, Selmanaj: A ka qeveri ky vend, turpi i tyre s’paska fund

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi u raportua se çmimi për një metër dru ka arritur deri në 100 euro.

Selmanaj ka pyetur nëse ka Qeveri vendi apo institucione që kujdesen për qytetarët e vetë.

Ai e ka vlerësuar si tallje me qytetarët deklaratën e Ministres Artane Rizvanolli për izolim të shtëpive.

“E në vend  të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona… Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj.

Go to TOP