10 auditorë të certifikuar HACCP – PQK përforcon sigurinë ushqimore në Kosovë

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka përmbyllur me sukses trajnimin për sistemin HACCP (Analiza e Rreziqeve dhe Pikëkontrolli Kritik), me mbështetje financiare nga organizata We Effect. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Përmirësimi i jetesës dhe forcimi i pozitës së fermerëve të qumështit në zonat rurale”.

Gjatë këtij trajnimi, 10 pjesëmarrës u certifikuan si auditorë të brendshëm HACCP. Ata u pajisën me njohuri dhe aftësi profesionale për të mbikëqyrur dhe siguruar zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore në procesin e prodhimit të qumështit.

Ky avancim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve vendore në industrinë e qumështit duke garantuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve sipas standardeve ndërkombëtare. Trajnimi gjithashtu kontribuon në ngritjen e besueshmërisë së produkteve vendore në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm. /Kosova.info/


Go to TOP