1 mijë euro bursë, Kurti i fton të rinjtë ta studiojnë Gjuhën Shqipe

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, para disa ditësh ka njoftuar se do të ndahen 1 mijë euro bursë studentore nga MASHTI, për ata që fillojnë studimet në programin Gjuhë shqipe ose në programin Letërsi shqipe të Fakultetit të Filologjisë.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të rinjtë që të aplikojnë në këto programe.

Ai e ka shpërndarë edhe vegëzen ku të interesuarit mund të regjistrohen.

Go to TOP