1.5 milionë vaksina kundër COVID-19 të administruara në Kosovë, MSH-ja thotë se asgjë nuk ka mbaruar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se deri më tani në Kosovë janë administruar 1.5 milionë vaksina anti-COVID19.

Në njoftim, MSH-ja ka bërë të ditur se ende nuk ka mbaruar asgjë, duke thënë se vaksina kundër virusit COVID-19 është mbrojtja më e mirë që kemi.

“Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Shkrimi i plotë:

Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar.

Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.

Rezervo SOT terminin tënd në eKosova.

Go to TOP