​Tomë Gashi: Aktakuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë do të hedhen poshtë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku dhe avokati i organizatës, Tomë Gashi, kanë konfirmuar se do të jenë dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Klinaku dhe Gashi do të dëshmojnë në favor të palës mbrojtëse.

“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku në T7.

“Do të kisha shkuar si dëshmitar në favor të mbrojtjes”, ka thënë Klinaku.

Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.

“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.

“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi.

Ai ka thënë se me një mbrojtje të mirë, aktakuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë, do të hedhet poshtë.

Go to TOP