​Kontrabanda me migrantë, kapet një person te Dheu i Bardhë

Policia Kufitare, gjatë një kontrolli sot në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturën e drejtuar nga një shtetas i Serbisë, është identifikuar një person i moshës 29-vjeç, i cili kishte marrë premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, për një pagesë fillestare 100 euro dhe shumën tjetër prej 1500 euro pasi të hyjnë në Hungari, thuhet në komunikatë.

29-vjeçari tashmë kishte paguar 100 euro personit të dyshuar. Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.

Komunikata e plotë:

Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:00, Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht Stacioni Policor Kufitar Dheu i Bardhë, sipas planit operativ, me qellim të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandimit me migrantë, në pikëkalimin kufitar (PKK) Dheu i Bardhë, në dalje të PKK, përmes zyrtarëve policorë kanë arritur të profilizojnë për kontroll sekondare një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte një m/sh, shtetas i Serbisë.Gjatë kontrollit dhe veprimeve tjera hetimore, është identifikuar viktima m/k, i lindur me 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marr premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do ti paguante fillimisht njëqind (100) euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej njëmijë e pesëqind (1500) euro pasi të hynë në shtetin hungarez. Viktima tani më i kishte paguar njëqind(100) euro personit të dyshuar.Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.

Go to TOP