Zyrtare:Gjilani nënshkruan me Mevlan Zekën

SC Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin Mevlan Zeka.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar tre tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.

Zeka do të jetë forcë tjetër për trajnerin Zekirja Ramadani në kualifikimet e Conference League.

Go to TOP