Zyrtare: UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Paris

UEFA ka vendosur zyrtarisht të ndryshoj vendin e finales së Ligës së Kampionëve, e cila ishte vendosur të zhvillohet në Shën Petersburg, por pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës, gjithçka ka ndryshuar.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin e Zenitit, “Gazprom Arena”.

Por, pas krizës në Ukrainë pas shpalljes së luftës nga Rusia, UEFA ka vendosur t’ia marrë të drejtën vendit rus për zhvillimin e finales.

Në mbledhjen e mbajtur sot (e premte) me fillim nga ora 10:00, komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur ta zhvendos finalen në Paris.

Njoftimi i zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve ka ardhur nga vet faqja zyrtare e UEFA-s.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas përshkallëzimit të rëndë të situatës së sigurisë në Evropë”.

“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për meshkuj 2021/22 do të zhvendoset nga Shën Petersburg në Stade de France në Saint-Denis”.

“Ndeshja do të luhet siç ishte planifikuar fillimisht të shtunën më 28 maj në orën 21:00”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP