Zyrtare të PK-së dhe doganave pjesë e Aleancës Gratë në Uniformë

Eprore të larta dhe zyrtare policore nga Policia e Kosovës, së bashku me zyrtare nga Dogana e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të Aleancës për Gratë në Uniformë (Women in Uniform Alliance) e organizuar, ditë më pARë, nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Policia e Kosovës, bën të ditur se kjo konferencë mblodhi përfaqësues të institucioneve të sigurisë nga shtetet e rajonit, Britania e Madhe dhe Bashkimit Evropian.

“Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave më të mira nga këto institucione për ngritje dhe fuqizim të rolit të grave në sektorin e sigurisë”, njofton Policia e Kosovës.

Gjithashtu bëhet e ditur se pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konferencë u mundësua nga Ambasada Britanike në Shqipëri dhe Kosovë dhe synon ngritjen e bashkëpunimit, prezantimin e të arriturave në avancimin e rolit dhe pozitës së gruas, si dhe krijimin e kontakteve, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në mes të institucioneve të sigurisë nga shtetet evropiane dhe më gjerë. /Kosova.info/

Go to TOP