Zyrtarë policorë në dy shkolla në Mitrovicë mbajnë ligjërata nën moton “MOS HESHT- Parandalo Trafikimin me Njerëz”

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), kanë vazhduar me kampanjën që ka të bëjë me parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore. Këto aktivitete policore, në realizim të kësaj kampanje, janë zhvilluar në dy shkolla në Mitrovicë (Jug dhe Veri).

Zyrtarët policorë nga DHTQNj, në bashkëpunim  edhe me Ministrinë e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në shkollën “Shën Sava” në Mitrovicë Veri dhe në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë Jugu, kanë mbajtur sesione informuese për nxënësit e këtyre shkollave dhe janë shpërndarë materiale me qëllim të parandalimit dhe ngritjen e bashkëpunimit kundër trafikimit me njerëz.

Aktivitete të tilla nga policia do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të uljes së rasteve të trafikimit me njerëz, ofrimit të një ambienti të sigurt për të gjithë, parandalimin dhe identifikimin e hershëm të rasteve të kësaj natyre. /Kosova.info/

Go to TOP