Zyrtare/ Hansi Flick nuk preket, konfirmohet nga Federata Gjermane

Hansi Flick nuk preket, trajneri i Gjermanisë, përtej dështimit në “Katar 2022”, do të qëndrojë në detyrë të paktën deri në përfundim të “Euro 2024”

Në deklaratën e Fedeatës Gjermane të Futbollit shkruhet:
“Presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, zëvendëspresidenti i DFB-së, Hans-Joachim Watzke, dhe trajneri i kombëtares, Hansi Flick, patën një diskutim miqësor dhe konstruktiv sot mbi situatën aktuale dhe perspektivat e kombëtares gjermane të futbollit. Bernd Neuendorf shpjegon:

“Të gjithë jemi të bindur se Kampionati Europian 2024 në vendin tonë paraqet një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani. Synimi ynë është ta kthejmë këtë turne në një sukses sportiv. Ne kemi besim të plotë te Hansi Flick, i cili do të ketë sukses në këtë sfidë së bashku me ekipin e tij. Për sa i përket pasuesit të Oliver Bierhoff, ne kemi rënë dakord që fillimisht do të diskutojmë strukturën e ardhshme të kësaj fushe të përgjegjësisë brenda DFB-së dhe më pas do të marrim një vendim në atë personale”.

Go to TOP