Zvicra shkon në pushim me epërsi ndaj Gjermanisë, Skoci-Hungari baras

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së tretë në Grupin A.

Nikoqirja e Evropianit, Gjermania, po befasohet në ndeshjen në Stuttgart.

Pas pjesës së parë, Zvicra udhëheq 1:0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit A.

Dan Ndoye shënoi golin e vetëm në minutën e 28-të. Më herët Gjermanisë iu anulua një gol për ndërhyrje të palejuar.

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Skoci – Hungari.

Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Stuttgart u karakterizua me shumë duele. Por pjesa e parë përfundoi pa gola. Skocisë i duhet fitorja për të shpresuar paraqitjen në fazën nokaut. Kjo ndeshje i takon Grupit A.

Go to TOP