Lidhja e Prizrenit (M) dhe Drita (F) kryesojnë me pikë maksimale

Sot, janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë të Superligës së femrave dhe të meshkujve.

Në Superligën e femrave, në Ferizaj, Drita e Gjilanit, po i rendit fitoret pa ndonjë rezistencë të  madhe të rivaleve. Hapin me kryesuesen e kanë mbajtur edhe Prishtina dhe Ahmet Hoxha me nga dy fitore, kurse Vushtrria dhe Ahmet Hoxha MK me dy humbje radhazi janë pozicionuar në mesin e tabelës.

Fitoren e parë e ka shënuar Juniku, falë përforcimit nga Maqedonia Mateja Smoliq, kurse Shpresa e Turiqefcit mbetet e parafundit me vetëm një fitore. Istogu e mbyll renditjen në tabelë me të gjitha ndeshjet e humbura, por ka arritur ta shënojë një fitore individuale ndaj Shpresës në ndeshjen e humbur me 4:1.

Xhiro5Drita FVushtrria F40
Ahmet Hoxha FAhmet Hoxha MK40
Prishtina FIstogu40
ShpresaJuniku14
6Ahmet Hoxha MKDrita F04
Vushtrria FAhmet Hoxha F04
JunikuPrishtina F24
IstoguShpresa14
SUPER LIGA – FEMRAT 2024
 KlubiLFH Pikë
1Drita F66024:112
2Ahmet Hoxha F65122:511
3Prishtina F65120:811
4Vushtrria F63312:139
5Ahmet Hoxha MK63312:149
6Juniku6159:217
7Shpresa6157:217
8Istogu6061:246

Javë e mbushur me ndeshje të forta u zhvilluan në Prizren në Superligën e meshkujve. Lidhja e Prizrenit po e mban primatin shumë sigurt pasi sot, arriti ti kalojë dy teste të vështira, duke i mundur Prishtinën dhe Paysera Dardaninë me rezultat identik 4:2.

Pripingu ka shënuar fitore ndaj Paysera Dardanisë me 4:2, por ka pësuar humbje ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 3:4.

Dy fitore i ka shënuar Liria e Prizrenit, ndaj Ahmet Hoxhës 4:0, përkatësisht Shkolla Prizreni me 4:1 dhe është involvuar në luftën për kreun e tabelës në pozitën e tretë me 10 pikë sa kanë edhe vendi i dytë dhe i katërti.

Gani Maloku, ka shënuar fitoren e parë ndaj rivalit lokal Ahmet Hoxhës me rezultatin 4:1. /Kosova.info/

Xhiro5Lidhja e prizrenitPrishtina42
PripingPaysera Dardania42
Ahmet HoxhaShkolla Prizreni04
LiriaGani Maloku40
6Paysera DardaniaLidhja e prizrenit24
PrishtinaPriping43
Gani MalokuAhmet Hoxha41
Shkolla PrizreniLiria14
SUPER LIGA – MESHKUJT 2024
 KlubiLFH Pikë
1Lidhja e prizrenit66024:612
2Priping64220:1110
3Liria64218:1010
4Prishtina64219:1410
5Paysera Dardania63316:149
6Shkolla Prizreni62410:178
7Gani Maloku6159:217
8Ahmet Hoxha6061:245
Go to TOP