Zvicër: Mësuesja ia lë trashëgimi 300 mijë franga komunës

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Zvicër.

Një mësuese ia la qytetit të Araut një trashëgimi prej 300 mijë frangash (306 mijë e 642 euro e 72 centë).

Bertha Gertrud Riniker, vdiq në vitin 2020 në moshën 94-vjeçare.

Dëshira e saj e fundit ishte që këto para të ndihmonin fëmijët dhe të rinjtë në kushte të vështira.

Tani komuniteti do ta zbatojë dëshirën e saj.

Shefi i Shërbimeve Sociale për qytetin e Aaraut, Christian Baschera, tha se paratë do të përdoren për trajnime dhe ndihmë arsimore për fëmijët dhe të rinjtë, të cilëve u mungojnë burimet e nevojshme.

Tani studentët, mund të aplikojnë për ndihmë, p.sh për mjete mësimore, tavolina, kompjuter apo edhe lidhje interneti.

Por, nga ato mjete mund edhe të bashkëfinancohen edhe aktivitetet e kohës së lirë, si muzika, sportet.

Mund të aplikohen gjithashtu kontribute për pajisje fillestare për foshnjat, si dhe trajnime sociale dhe stërvitje.

Llogariten se çdo vit 90 miliardë franga trashëgohen në Zvicër.

Është rregull atje që p.sh nuk emërohet ndonjë trashëgimtar i pasurisë, apo nuk iu dhurohet askujt, ajo trashëgimi bëhet publike.

Rasti i fundit ka ndodhur në Hettlingen në vitin 2023.

Papritur, kantoni i Zurichut trashëgoi rreth 3.4 milionë franga, sepse personi i vdekur nuk kishte lënë trashëgimtarë apo testament.

Go to TOP