ZRrE-ja miraton kërkesën për Listën e Tarifave ALPEX

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë sot miratoi kërkesën për Listën e Tarifave ALPEX sh.a.

Kjo vlen për zonën e ofertimit të Kosovës si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike që kanë lidhje me Tregun Ndërditor.

Ndërkaq, eksperti për tarifa dhe çështje rregullative, Muharrem Gashi u shpreh në mbledhje se ALPEX ka kërkesa për aktivitetin ditor”.

“ALPEX ka disa kërkesa për aktivitetin ditor që të shtoj edhe tarifën ditore, shtimin e tarifës variabile për tregun ditorë, shtimin e tarifës të lirimit për tregun ditorë”, tha ai.

“Të ndryshohet emërtimi i tarifës vjetore dhe provimit, të bëhet pagesë njëherë nga tarifa vjetore që është në zbatim. ALPEX, ka volume të vogla tregtimi”.

Go to TOP