Kosova.info

Zogu i Tiranës rrëfen planet e tij për familje: Dua të bëhem baba, do Zoti bëhem me gocë

Hermes Nikaj është rrëfyer së fundmi për jetën e tij personale gjatë një interviste për revistën “Story”. Ai ka treguar se ndodhet në një marrëdhënie dashurie dhe është shumë i lumtur.

Për intervistën, ai tha se mund të kishte patur shumë sukses nëse do kishte marrë pjesë në “Dance Albania” ose “Dancing With The Stars”.

“Unë balerin jam dhe delli i kërcimit më vlon në shpirt dhe duke qenë në shtrat lëviz si balerin, mund të kisha qenë një sukses i vërtetë në këto spektakle”, tha ai.

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe te jeta e tij personale për më tepër.

“Jam i dashuruar, i jam rikthyer një dashurie të vjetër me ndjenja të forta dhe sublime. Jam shumë i lumtur krah partneres sime.

Më tej, ai tha se dëshiron në të ardhmen të bëhet me fëmijë.

“Normal që po, e dua një gocë ishalla do Zoti! Jam tradicional dhe e dua familjen”, vijoi ai.

Hermesi tha se ai do t’i thoshte “PO” pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP” nëse do t’i vinte një ftesë.

“Me humbjen e babit më ka rënë dhe dëshira për të qenë në ekrane. Po të më propozonin për “Big Brother VIP”, përgjigja ime është “PO”.

escort mersin - izmir escort