Zogaj: LDK demonstron demokraci të brendshme me votëbesim të fshehtë
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtin, Alban Zogaj, njëherësh anëtar i KPLDK-së, ka përshkruar sot vendimin e Kuvendit të partisë për votëbesimin e Kryetarit si një shembull të demokracisë së brendshme.
“LDK dëshmoi se demokracia nuk është vetëm fjalë, por praktikë konkrete. Kuvendi i partisë votoi votëbesimin për Kryetarin me votë të fshehtë, duke garantuar lirinë e shprehjes, integritetin e procesit dhe respektimin e standardeve më të larta demokratike,” tha Zogaj.
Ai shtoi se ky vendim tregon pjekuri politike dhe besim në institucionet e partisë, duke theksuar se forca e LDK-së qëndron te transparenca, rregulli dhe vullneti i lirë i anëtarësisë.
“Tani kemi punë serioze përpara në ringritjen e LDK-së, me përgjegjësi, unitet dhe fokus të qartë në reforma. Mburrem me familjen tonë politike!” përfundoi Zogaj.
#LDK #Demokraci #Transparencë #Reforma /Kosova.info/
