Zjarri kaplon veturën në dalje të autostradës në Veternik
Në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Veternik të Prishtinës, një veturë është kapluar nga një zjarr i madh.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Expressit, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Gjithashtu është heret të dihen shkaqet e zjarrit.
