Zidane favorit për të marrë postin e trajnerit te United
Manchester United ka pësuar një tjetër humbje në Premier League, në xhiron e 12-të janë mposhtur nga Watfordi me rezultat të thellë 1-4.
Gazeta britanike “The Times”, është duke raportuar se pronarët e Unitedit, familja Glazer ka udhëzuar zyrtarët e klubit të përshpejtojnë tentativat për të bindur Zinedine Zidane për të marr postin e trajnerit, duke rritur po ashtu edhe ofertën financiare.
Ky përshpejtim vjen edhe pas raportimeve se United ka thirrur një mbledhje urgjente të bordit për të diskutuar shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.
