Zhegrova ftohet nga Lille për ndeshjen ndaj Marseille
Skuadra e Lille ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Marseille.
Në mesin e të ftuarve është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili së fundmi u transferua te skuadra franceze.
Zhegrova u zyrtarizua mbrëmë nga Lille, për një shifër të raportuar prej rreth tetë milionë euro nga Baseli.
Neser kosovari pritet të ketë minutat e parë në Ligue 1.
Le groupe lillois pour #OMLOSC ⤵ pic.twitter.com/26aVeZ5yNb
— LOSC (@losclive) January 15, 2022
