Zhduket një vajzë nga Prishtina

Një nënë e ka raportuar në polici si të zhdukur vajzën e saj.

Sipas saj, vajza ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike.

Ajo ka deklaruar se nga data 19 maj nuk di asgjë për vendodhjen e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR /Prishtinë, 19.05.2022 – 14:00. Ankuesja  femër kosovare me datën 22.05.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike. Njësitë relevante janë duke e hetuar rastin.

Go to TOP