Zhduket një grua në Prishtinë
Një grua është raportuar e zhdukur që nga 3 dhjetori në Prishtinë.
Sipas familjes dhe raportimit të Policisë, ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për gjetjen e të zhdukurës, ende po vazhdojnë.
“Është raportuar se më datë 03.12.2025 nga shtëpia ka dal viktima femër kosovare dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
