Zhduket një e mitur në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se një e mitur është zhdukur në qytetin e Podujevës.

Vajza është larguar dje nga shtëpia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP