Zhduket një e mitur në Gjilan
Në Gjilan është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia tash e tri ditë dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjilan 11.12.221 – 14:35. Me 14.12.2021 është raportuar se viktima femër kosovare, e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
Comments