Zëvendësministri i MPJD-së e pret në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës, Heleni Vakali.

Në takimin e parë me ambasadoren Vakali, zëvendësministri Ahmeti i uroi fillimin e mandatit të saj në Kosovë dhe e siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me misionin që ajo drejton.

Me ambasadoren Vakali u diskutua për projektet e shumta të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit e kulturës.

Zëvendësministri Ahmeti u shpreh i kënaqur me faktin që ky bashkëpunim i ngushtë po manifestohet edhe me vizitën e nesërme të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Kostat Fragogiannis.

Go to TOP