Zënkë me armë mes gjashtë vetave në Deçan, plagoset njëri

Një person është plagosur në fshatin Isniq të komunës së Deçanit pas një përleshje në mes gjashtë personave.

I lënduari është dërguar në spital për trajtim dhe më pas është arrestuar. Policia ka arrestuar edhe dy persona, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë ende në arrati.

Me të dalë policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja ndërsa në shtëpitë e të dyshuarve nuk kanë gjetur asgjë.

“Është raportuar se ka ndodhur një zënkë mes gjashtë personave të dyshuar meshkuj  kosovarë, si pasojë e zënkës njëri nga të dyshuarit ka përdorë armë zjarri dhe ka plagosur një të dyshuar mashkull  kosovar. I lënduari është i arrestuar, është dërguar në spitalin rajonal dhe është nën përkujdesje të policisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë. Lidhur me rastin përveç personit të lënduar që gjendet nën mbikëqyrjen e policisë janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë  të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit tjerët gjende në arrati. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP