Zbulohet tentim kontrabanda e medikamenteve

Zyrtarët e Doganës në pikën doganore të Hanit të Elezit kanë parandaluar një tentim kontrabandimi të medikamenteve. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Një automjet me targa kosovare  u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automjetit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim. Megjithatë, gjatë një kontrolli të detajuar të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës. Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë: Ozempic 1mg – 45 pako, Tresiba 5X3 ml – 20 pako, Ryzodeg 5X3 ml – 10 pako, Novomiks 5X3 ml – 20 pako, Jardiance 10 mg – 20 pako, Rybelsus 14 mg – 8 pako, Rybelsus 7 mg – 1 pako, Rybelsus 3 mg – 1 pako”, thuhet në njoftim.

Bazuar në këto zbulime u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së. /Kosova.info/

Go to TOP