Zbulohet plani i Chelseat lidhur me të ardhmen e Armando Brojës

Chelsea raportohet se po favorizon idenë për të mbajtur Armando Brojën në skuadër.

Sulmuesi shqiptar është i huazuar këtë sezon te Southamptoni, por nga sezoni i ardhshëm pritet që të paraqitet për “Blutë”.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar se trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, preferon ta mbajë Brojën në “Stamford Bridge” në sezonin e ardhshëm. Shitja ose huazimi i tij nuk besohet që do të ndodhë.

20-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 29 paraqitje me Southamptonin në Premierligë.

Armando Broja ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026.

Go to TOP