Zbulohet identiteti i tre pilotëve ukrainas që humbën jetën pas përplasjes së aeroplanëve
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë të ditur emrat e pilotëve që humbën jetën si pasojë e përplasjes së aeroplanëve stërvitor në rajonin Zhytomyr.
Bëhet fjalë për pilotët Vyacheslav Minka, Serhiy Prokazin dhe Andriy Pilshchikov i njohur me nofkën “Juice”.
Incidenti kishte ndodhur të premten gjatë një misioni.
https://x.com/nexta_tv/status/1695413134029201411?s=46&t=Dn8D0NB5KuPua1U8AT8DEw“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet e dy aeroplanëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”, patën deklaruar Forcat Ajrore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në adresimin e tij të mbrëmshëm, ka paralajmëruar se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat e përplasjes së dy aeroplanëve luftarak ukrainas.
