Zbulohet arsyeja pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Man Utd

Cristiano Ronaldo raportohet se mund të largohet nga Manchester United.

Pas vetëm një sezoni të kaluar pas rikthimit në “Old Trafford”, e ardhmja e portugezit është vënë në dyshim.

E Record raporton se arsyeja pse ylli portugez e dëshiron largimin nga “Old Trafford” është heshtja e klubit në afatin kalimtar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron transferime të reja për ta forcua skuadrën, por ato nuk po vijnë.

Ronaldo po lidhet me një largim, derisa Bundesliga përmendet si një destinacion i mundshëm.

Sipas “AS”, 37-vjeçari e dëshiron largimin që tani nga “Djajtë e Kuq”.

Bazuar në raportimin e gazetës spanjolle, Bayern Munichi po mendon rreth transferimit të kapitenit së Portugalisë.

Kampioni gjerman thuhet se e sheh Ronaldon si zëvendësues ideal të Robert Lewandowskit, i cili më shumë gjasë do të largohet nga “Allianz Arena”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me Man United ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Në kontratë është i përfshirë edhe opsioni për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon.

Go to TOP