Zbulohen fjalët që Ibrahimovic ia tha gjyqtarit pas gabimit të këtij të fundit

Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez ishin ndër lojtarët e Milanit që u përpoqën të ngushëllojnë Marco Serra pas gabimit të tij kundër Spezias dhe “La Gazzetta dello Sport” zbulon se çfarë i tha dyshja arbitrit.

Të paktën pesë ose gjashtë lojtarë të Milanit folën me Serra pas humbjes së tyre 2-1 kundër Spezias të hënën.

Zyrtari i ndeshjes kishte anuluar një gol të Junior Messias në kohën shtesë, duke mos i lejuar avantazhin, vetëm për të dhënë një goditje dënimi nga zona për kuqezinjtë. Për më tepër, Spezia shënoi golin fitues në sekondën e fundit të ndeshjes.

Sipas raportimeve të shumta në Itali, Serra u përlot pas ndeshjes dhe disa lojtarë të Milanit u përpoqën ta ngushëllojnë atë.

Mes tyre, Ibrahimovic dhe Theo Hernandez.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, suedezi i tha Serrës ‘të gjithë bëjnë gabime’, pothuajse njësoj si Theo, i cili thuhet se ka shtuar ‘Kam humbur një penallti sot’.

Francezi kishte goditur nga pika në pjesën e parë përpara hapjes së Leaos.

Milani është tani dy pikë prapa liderit Inter, por Nerazzurrët kanë një lojë më pak. Kuqezinjtë presin Juventusin në Stadio Meazza të dielën.

Go to TOP