Zbulimi në Kalanë e Vuçakut, Kurti: Altari ka një rëndësi të veçantë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit, të një altari romak që daton nga shekulli i tretë të e.s, nga ekipi i arkeologëve, gjatë gërmimeve në Kalanë e Vuçakut të Drenasit.

Kurti në një postim në platformën X, tha se ky altar ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme nga parahistoria dhe antikiteti deri në mesjetë.

“Gërmimet sapo kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e tij të parë të rëndësishëm, në muret rrethuese të kalasë: një altar romak që daton nga shekulli i tretë të e.s., një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527–565 e.s.). Altari ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme nga parahistoria dhe antikiteti deri në mesjetë”, ka shkruar Kurti në X. /Kosova.info/

Go to TOP