2060 gjoba dhe 79 aksidente për 24 orë
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2060 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 79 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse u regjistrua edhe një aksident me fatalitet.
Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona teksa 17 janë dërguar në mbajtje.
