Ymeri nga SBASHK-u: Nëse nuk gjendet një zgjidhje, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka folur për grevën e paralajmëruar në arsim.

Ymeri në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se nëse nuk arrihet një zgjidhje deri më datën kur shpallet greva e përgjithshme, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës.

Sipas tij, përgjegjësia i takon Ministrisë së Arsimit.

“Është keq për mësimdhënësit që mund të mos fillojë viti i ri shkollor, se krejt kjo varet nga qeveria nuk varet nga dhe sindikatat, e aq më e keqe që nëse deri me datën 24 apo 25 kur të shpallet greva, nuk gjendet një zgjedhje mund të rrezikohet edhe mbajtja e testit të maturës, për shkak se është e paraparë të mbahet me datën 27”.

“Mësimdhënësit do të jenë në grevë dhe nuk e di Ministria a e ka menduar ndonjë zgjedhje tjetër por përsëri kjo është çështje që ata duhet të mendojnë”, ka deklaruar Ymeri.

Më poshtë mund t’i lexoni kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

Përcaktimi i Pagës Minimale

Miratimi i Ligjit për Paga

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP