YIHR: 55 OJQ i kërkojnë Konjufcës shkarkimin e deputeteve Balje e Murtezi

Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR, njofton se i 55 OJQ-të e vendit tonë i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke kërkuar shkarkimin e deputeteve Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi, për siç thuhet gjuhën shpifëse dhe urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+ dhe shfaqjen e qëndrimeve homofobe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Kërkesat tona janë të thjeshta dhe të qarta: HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND!. Duda Balje, në deklaratat e saj publike, ka mbetur e palëkundur në qëndrimin e saj diskriminues ndaj personave LGBTIQ+. Duke përdorur argumentin e “mendimit personal,” ajo ka injoruar faktin se funksionet publike, veçanërisht ato në fushën e të drejtave të njeriut, duhet të kujdesen për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të çdo individi, pavarësisht orientimit seksual apo çfarëdo përkatësie tjetër”.

“Deklarata shpifëse dhe diskriminuese vazhduan edhe nga deputetja Labinotë Demi Murtezi, që publikisht deklaroi që “PERSONAT LGBTIQ+ TRANSMETOJNË SËMUNDJE”, deklaratë të cilin e kemi dëgjuar edhe më parë nga ajo në seancën parlamentare të 16 marsit të vitit 2022”.

“Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi nuk mund të përfaqësojë objektivitetin dhe pavarësinë e një komisioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Homofobia dhe diskriminimi nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në kumtesën për media të YIHR-së.

Go to TOP