Xherdan Shaqiri shkëlqen me “dopietë” ndaj skuadrës së Messit

Xherdan Shaqiri ka dhuruar paraqitje të shkëlqyer, në ndeshjen që Chicago Fire e fitoi bindshëm 4:1 ndaj Inter Miamit, ekip ku paraqitet shtatë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.

Megjithatë, për të tretën ndeshje radhazi, Messi nuk u paraqit për shkak të lëndimit. Shaqiri ndërkohë arriti ta vidhte ‘shoun’. Shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 49-të. Ai realizoi edhe në të 73-n për rezultatin 4:1.

Ishte ky gol i pestë i Shaqiri në kampionatin amerikan këtë edicion, karshi pesë asistimeve. Chicago aktualisht është në vendin e tetë me 40 pikë dhe është në zonën plejof. Inter Miami është i 14-ti me 33 pikë.

Go to TOP