Xavi: I njëjti film, ne ishim më të mirë se Reali

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është i bindur se skuadra e tij e kishte merituar fitoren ndaj Real Madridit.

Katalonasit u mundën mbrëma nga Reali (3-2), ndeshje e luajtur në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.

Xavi thotë se të besuarit e tij me lojën që treguan e merituan fitoren, por sipas tij, Barçës edhe këtë herë i është bërë padrejtësi.

“Me ndeshjen që luajtëm e merituam fitoren. Jam krenarë për mënyrën se si luajtëm, veçanërisht në pjesën e dytë”, ka thënë Xavi.

“E kontrolluam mirë ndeshjen dhe e merituam të marrim tri pikët, por nuk ia dolëm për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë ne. Është i njëjti film si në lojën e parë”, ka theksuar strategu katalonas.

Reali me fitoren ndaj Barçës pothuajse tashmë është kampion në La Ligë pasi kryeson tabelën me 11 pikë më shumë së ‘Blaugranat’.

Go to TOP