Teknologjia 3D analizon ‘golin fantazmë’ të Barcelonës në ‘El Clasico’

Pas humbjes së Barcelonës në “El Clasico”, polemika të mëdha ka shkaktuar ‘goli fantazmë’ që Yamal e realizoi ndaj Real Madridit.

Pa aplikimin e teknologjisë së “hawk eye” është e vështirë të shihet nëse gjuajtja e Lamine Yamal, e larguar nga Lunin e kaloi plotësisht vijën e portës.

Canal + France aplikoi teknologjinë 3D për të rikrijuar episodin dhe për të verifikuar që topi nuk e kapërceu plotësisht vijën e portës.

Një teknologji e ngjashme, dhe me të njëjtin rezultat, u aplikua në Being Sports .

Ndryshe, zbatimi i teknologjisë ‘Haëk eye’ do t’i kushtonte La Ligës katër milionë euro në sezon.

Go to TOP