Xavi: Duhej të fitonim me më shumë se dy gola epërsi

Xavi Hernandez ka thënë se Barcelona e dominoi ndeshjen ndaj Napolit që përfundoi baras duke thënë se skuadra e tij meritoi të fitonte me më shumë se dy gola epërsi.

Piotr Zielinski e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë në Camp Nou në sfidën e Ligës së Evropës, ndërsa Ferran Torres e barazoi nga pika e bardhë.

“Na mungonte vetëm finalizimi. E lëviznim topin mirë dhe kishim 20 mundësi shënimi, shtatë prej të cilave shumë të pastra. Duke marrë parasysh mënyrën si luajtëm, e kemi merituar fitoren, madje me më shumë se dy gola epërsi”.

“Jemi në Ligën e Evropës, nuk është një miqësore, prandaj rezultati është i pamjaftueshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen”.

“Është për të ardhur keq që nuk e transformuam dominimin tonë në më shumë gola. Djemtë bënë stil të rrjedhshëm futbolli, sulmuam deri në fund dhe u përpoqëm në secilën mënyrë për të shënuar”, ka thënë trajneri i Barcës në konferencën për shtyp. 

Go to TOP