Williams lavdëron Ruizi-n: Ndihem fantastik

Sulmuesi i Spanjës, Nico Williams, ka lavdëruar bashkëlojtarin e ti, Fabian Ruiz.

Williams mbrëmë shënoi një gol në fitoren e ‘Furisë së Kuq’ ndaj Gjeorgjisë (4-1), duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e EURO 2024.

“Të kesh një lojtar si Fabian Ruiz në ekip, me pasime si në portë, është një bekim. E mrekullueshme”, ka thënë Williams.

“Shënimi i një gol të tillë më bëri të ndihem fantastik. Ndjej se prindërit e mi mund të jenë krenarë për mua!”, ka theksuar anësori sulmues i Athletic Bilbaos.

Go to TOP