WhatsApp më në fund prezanton funksionin për transkriptimin e mesazheve zanore në Android

Më shumë se një vit pas prezantimit të transkriptimit të mesazheve zanore në iOS, WhatsApp më në fund po e sjell këtë veçori edhe në Android.

Përdoruesit e Android beta kanë tashmë funksionin e transkripteve të mesazheve zanore të WhatsApp.

Bëhet e ditur se funksioni është i disponueshëm për disa përdorues në versionin beta 2.24.15.5 të WhatsApp, shkruajnë mediat e huaja.

Siç tregohet në pamjen e bashkangjitur të ekranit, disa testues beta tashmë mund të aktivizojnë veçorinë e transkriptimit për mesazhet zanore hyrëse dhe dalëse.

Për ta përdorur atë, do t’ju duhet të shkarkoni një paketë shtesë të dhënash për të siguruar privatësinë tuaj.

Në fakt, këto transkripte zanore krijohen direkt në pajisjen tuaj, kështu që askush tjetër nuk mund të dëgjojë mesazhet tuaja zanore ose të lexojë transkriptet.

Aplikacioni popullor i mesazheve nuk ka ndarë ende asnjë detaj të prezantimit, por pritet që funksioni të prezantohet javëve të ardhshme.

Go to TOP