Vdes kompozitori Monty Norman

Kompozitori Monty Norman, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, ka raportuar BBC.

Norman njihej për kompozimin e muzikës së filmit të parë të James Bondit, Dr. No, më 1962.

Normani kishte lindur si Monty Noserotiq më 1928, bir i një çifti imigrantësh hebrenj që qenë zhvendosur në East End të Londrës.

Ai kishte qenë po ashtu pjesë e disa bendeve të famshme muzikore në fundin e viteve 50-ta dhe në të 60-tat e hershme.

Normani më pas kishte kaluar në kompozimin e këngëve për mjuzikëll në fund të 50-tave, ku kishte kontribuuar në Make Me an Offer dhe në muzikën dhe tekstin e Expresso Bongo të Wolf Mankowitzit.

Kishte qenë puna e tij në mjuzikllin Belle më 1961 ajo që e kishte shtyrë producentin e Bondit, Cubby Broccolin, që ta propozojë si kompozitor të muzikës së Bondit.

Go to TOP