Bislimi: Ka ardhur momenti që çështja e Luginës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar sot Luginën e Preshevës.

Pas kësaj vizite, Bislimi deklaroi se në Luginë kanë takuar liderë politik dhe kanë shpërnadërë tekstet mësimore tek nxënësit e shkollave fillore.

Zv/kryeministri Bislimi theksoi se si Qeveri të rëndësishme e kanë garantimin e simetrisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë.

“Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht”,tha ai.

Postimi i plotë i tij:

Vizitë e rëndësishme gjatë ditës së sotme në Luginën e Preshevës. Së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, takuam liderë politik të Preshevës dhe Bujanocit dhe shpërndamë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore, në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë.

4010 nxënës përfituan tekstet falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore. Jemi të gëzuar për mbulimin e kësaj kostoje por njëkohësisht edhe të brengosur që kemi ndarë libra për kaq pak nxënës duke ditur që deri para pak viteve në Luginën e Preshevës fillonin shkollat më shumë se 13 mijë.

Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht.

Për ne si Qeveri është me rëndësi garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë.

Go to TOP