VV-ja propozon një mocion procedural, Konjufca voton kundër – thotë se e bëri për ta ruajtur dinjitetin e Kuvendit
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka votuar kundër një propozimi nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës.
Kusari-Lila kërkoi që në rend të ditës në seancën e Kuvendit të futet një mocion procedural për ta shkarkuar anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Bekën.
“Unë mendoj që tash për me i trajtu palët e barabarta po e qes në votim por unë do të votoj kundër sepse mendoj që si kryetar i Kuvendit është kundër rregullores së Kuvendit”, është përgjigjur kryekuvendari.
“Unë mendoj që Kuvendi është vendi ku përmes vullnetit të popullit i rregullojmë me marrëveshje këto çështje. Keni deshtë me marrëveshje me i qitë këto, atëherë detyra e kryetarit të Kuvendit është me i trajtu palët e barabarta por brenda kësaj barabarësie më lejoni që për me e rujtë dinjitetin e Kuvendit do të votoj kundër kësaj, është gabim”.
