Vushtrriasi kanosi katër zyrtarë policor në krye të detyrës

Një person është arrestuar pasi ka kanosur zyrtarët policor në krye të detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:15, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur zyrtarët policorë në kryer të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Go to TOP