Vushtrri, gruaja rrahet nga bashkëshorti dhe vjehrri
Të hënën në Vushtrri një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar”.
“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje”.
