Vuçiq për sulmet në Serbi: Akt terrorist, do të bëjmë çarmatimin pothuajse të plotë të Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se në gjashtë muajt e ardhshëm do të punësohen 1200 policë të rinj në krye të shkollave.
Gjersa shprehu ngushëllimet e tij, Vuçiq e quajti sulmin në të cilin vdiqën 8 persona një “akt terrorist”.
“Ai nuk do ta shohë më kurrë dritën e ditës…nuk do të dalë nga burgu. Të gjithë njerëzit që kanë armë, që është rreth 400 mijë njerëz, do t’i nënshtrohen një auditimi”, tha ai.
Ai deklaroi se të gjithë ishim në gjendje shoku pas vrasjes së fëmijëve, duke mos besuar se çfarë kishte ndodhur. Njëherit, Vuçiq paralajmëroi edhe masa.
“Janë disa masa të reja… Do të marrim 1200 policë të rinj në gjashtë muajt e ardhshëm dhe do të fillojmë menjëherë dhe do të transferojmë 1000 policë të tjerë për të kaluar kohën në shkolla… Derisa të nivelin ku një polic është gjithmonë në shkollë”, tha ai, duke vlerësuar se kjo do të zvogëlojë dhunën në shkollë për 80 për qind, raporton N1.
Tutje, Vuçiq deklaroi se qeveria do të nxjerrë një konkluzion me të cilin do të urdhërojë MPB-në që të përgatisë ndryshime urgjente në ligjin për armët, në mënyrë që të shtrëngohen kushtet për mbajtjen e armëve të shkurtra.
“Të gjithë ata që kanë armë, nuk e kam fjalën për armë gjuetie, janë rreth 400 mijë njerëz – do t’i nënshtrohen një auditimi, nuk do të mbeten më shumë se 30 deri në 40 mijë copë. Ne do të bëjmë çarmatimin pothuajse të plotë të Serbisë dhe dënimet për armëmbajtje pa leje do të jenë të mëdha, thuajse do t’i dyfishojmë”, tha ai. “Do të bëhen kontrolle gjashtëmujore dhe vjetore së bashku me ekzaminimet psikiatrike dhe psikologjike duke shtuar se do të jetë i detyrueshëm edhe testimi për substanca psikoaktive”.
