Vuçiq: Kosova kërkon krizë, nuk duan të shohin targa “KM”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Kosova dëshiron krizë dhe kërkon të krijojë probleme”.
Duke iu referuar vendimit të ministrisë së Punëve të brendshme të Kosovës sipas së cilit nga data 1 gusht deri më 30 shtator do të nis regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, Vuçiq thotë se është i shqetësuar për këtë zhvillim.
Ai mes tjerash hedh akuza në drejtim të Kosovës duke thënë se “nuk duan të shohin targa “KM” në Prishtinë”, raportojnë mediat në Serbi, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur se çfarë pret nga 1 gushti, dhe nëse beson se Kosova gjen argumente në Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën për lirinë e lëvizjes, Vuçiq thekson se “dikush dëshiron ta gjejë fajtorin gjithmonë në Beograd”.
Kujtojmë se sipas vendimit të MPB-së organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS në datat e lartëpërmendura do të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

